Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe në vikend do të mbajë mot i ngjashëm me atë gjatë javës.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të vikendit, në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu. Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër”, thuhet në njoftimin e Institutit.





