Sot ka ndërruar jetë në moshë të re veterani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rugova e Hasit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë përmes Facebook-ut, Dega e OVL të UÇK-së në Has.
Hoti ishte kyçur në radhët e UÇK-së në marsin e vitit 1998 në shtabin lokal të Rogovës së Hasit.
Hoti ishte pjesë aktive në Zonën Operative të Pashtrikut, në Brigadën 126.





