Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 62-vjeçare ka ndërruar jetë afaristi i njohur prizrenas, Dervish Shehu, njëri nga themeluesit e kompanisë “Desave” në Prizren, e cila u themelua në vitin 1984.
Përveç veprimtarisë së tij si afarist dhe biznesmen, Shehu njihej edhe për angazhimin humanitar. Ai në kohën e luftës kishte ofruar mbështetje logjistike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës kontribuoi në rindërtimin dhe ndërtimin e disa xhamive.
Shehu dallohej për përkushtimin në punë, si dhe për pozitivitetin dhe motivimin që e karakterizonin. Ai ishte mbështetës i bizneseve të reja dhe u transmetonte njohuri gjeneratave të reja, falë të cilave sot funksionojnë shumë biznese në sektorin e mobilerisë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e shtunë, në kohën e iqindisë në ora 13:50, në varrezat e qytetit të Prizrenit./tvprizreni.net/

