LAJME

Ndërprerje të furnizimit me ujë në fshatin Zhur, Hidroregjioni vazhdon punimet për sanimin e problemit

Ndërprerje të furnizimit me ujë në fshatin Zhur, Hidroregjioni vazhdon punimet për sanimin e problemit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2024, 10:28

Në fshatin Zhur, që nga dje Hidroregjioni Jugor ka zhvilluar punime për sanimin e problemit për shkak të dëmtimeve të stabilimenteve elektrike në stacionin e pompave.

Si pasojë e problemit në fjalë, nga dita e djeshme është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në fshatin Zhur.

Nga hidroregjioni bëhet e ditur se ekipet janë duke punuar dhe rikthimi i ujit për fshatin Zhur pritet të bëhet sot.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika