LAJME

Ndalohet për 48 orë arsimtari nga Dragashi i dyshuar për spiunazh, në shtëpinë e tij u gjetën 39 mijë e 500 euro

Ndalohet për 48 orë arsimtari nga Dragashi i dyshuar për spiunazh, në shtëpinë e tij u gjetën 39 mijë e 500 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2026, 12:45

Fehim Sali, i arrestuar më 13.08.2026 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimin për spiunazh, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Arrestimi i tij është kryer nga Policia e Kosovës, ndërsa pas arrestimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e tij në Dragash.

Gjatë bastisjes, sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, janë gjetur dhe sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë si dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë kanë deklaruar se mbeten të angazhuara në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me rastin.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika