LAJME

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Hidajet Berisha

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Hidajet Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2026, 06:28

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hidajet Dalip Berisha.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor.

“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, djali axhës babës, veterani i UÇK-së, Hidajet (Dalip) Berisha.”

Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet sot, e martë, në ora 13:00, në varrezat e Arbanës.

Ndërkaq, e pamja për të ndjerin mbahet në rrugën “Tahir Gashi”, prapa “Spahia Petrol”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika