NATO planifikon të ndërtojë një sistem tubacioni nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke për të siguruar furnizim të shpejtë të karburantit të avionëve për avionët luftarakë, raportoi revista e përjavshme Der Spiegel, duke cituar ushtrinë gjermane.
E përjavshmja thekson se ka “probleme të rëndësishme në furnizimin e qëndrueshëm me karburant për forcat që do të duhej të dislokoheshin në kufirin lindor në rast emergjence”.





