Ish-ministrja dhe deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë të interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president.
Nagavci: VV-ja është e interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president

Tutje, ajo ka thënë se nga praktika kanë mësuar që kandidatët partiakë nuk janë shembulli më i mirë dhe se presidenti duhet të ketë rol unifikues.
“Sot jemi të gatshëm të bisedojmë shumë seriozisht. Lëvizja Vetëvendosje, në këtë moment që po flasim, dhe ky është mendimi im, është e gatshme dhe e interesuar që të dakordohet për një emër konsensual dhe jopartiak për president apo presidente të Kosovës. Sepse praktika po na dëshmon çdo ditë se kandidatët partiakë nuk janë shembulli më i mirë, edhe për shkak të rolit unifikues që duhet ta ketë presidenti”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Arrestohet një person për vjedhjen e bagëtive në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit

MINTI: Mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët gjatë gjysmës së parë të vitit 2026

Rama për televizionin francez: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

