LAJME

Nagavci thotë se rezultati i PISA ishte i pritshëm

Nagavci thotë se rezultati i PISA ishte i pritshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2023, 11:20

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka quajtur të pritshme renditjet e Kosovës në PISA dhe për shkencë.

Përderisa në PISA, për vitin 2022, Kosova është renditur e 76-ta për lexim nga 80 shtetet pjesëmarrëse, ajo për shkencës është radhitur e 77-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, teksa në matematikë ka dalë e 73-ta.

Nagavci i ka arsyetuar këto rezultatet për shkak të problemeve me mësimin gjatë pandemisë, raporton Ekonomiaonline.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme”, ka thënë Nagavci.

“Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjellë sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika