LAJME

Nafta shtrenjtohet sërish, deri në 1.52 euro për litër

Nafta shtrenjtohet sërish, deri në 1.52 euro për litër
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2026, 11:27

Nafta është shtrenjtuar sërish të martën.

Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka vazhduar edhe të hënën.

Nga 1.35 euro sa ka qenë më 3 mars, tashmë çmimet për litër naftë të hënën kanë arritur në 1.46 deri në 1.52 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.

Në fotografitë e realizuara nga KOHA nga pika të ndryshme të karburanteve, çmimet variojnë në këto shifra.

Foto: Driton Paçarada / KOHA
Foto: Driton Paçarada / KOHA
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Rritja po vazhdon si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Të enjten ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare, për t’i lëvizur çmimet deri në 1.44 euro për një litër naftë.

Vendimi i MINT-it për caktimin e marzhës së fitimit ka hyrë në fuqi të enjten dhe ai nuk e ka ulur çmimin, ndonëse të dhënat e Doganës, një ditë më parë kanë treguar se çmimi i importit është rritur për vetëm 1.5 cent për litër, ndërsa çmimi në treg i një litre naftë në një interval kohor prej 48 orësh është rritur për mbi 20 centë.

Pas lëvizjes së çmimeve të naftës, Autoriteti i Konkurrencës (AKK) e ka filluar monitorimin e të gjitha ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari me tregtimin e karburanteve.

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve tjera në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika