Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata në mesin serbëve është shumë e tensionuar, pasi siç tha ai ka kundërthënie se a duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma policët serbë të Kosovës.
Musliu në një postim në Facebook shkruan se në njërën ane janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.
“Konflikti në mes të serbëve filloi! Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma. Në njërën ane janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit. Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, shkruan Musliu.





