Deklarata të Vedat Muriqit në konferencën në prag të lojës më Turqinë.
“Gjithmonë them se nuk më intereson të shënoj shumë gola, përderisa fiton ekipi. Nuk më intereson aspak, shpresoj qe edhe nesër te mos shënoj, por vetëm të fitojmë … Jo vetëm për mua, por për të gjithë shtetin, pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e madhe e shtetit tonë. Nesër besoj fuqishëm në fitore dhe shpresojmë ta arrijmë suksesin”, ka thënë Muriqi.
“Emocionalisht po ndihem ndryshe, jam formuar si futbollist atje, kam shumë respekt për përfaqësuesen e Turqisë, por nesër është ndryshe sepse luaj për kombëtare, vazhdoj të respektoj kundërshtarët por do të bëj çmos që të kualifikohemi si shtet edhe në Kupën e Botës”, ka shtruar Muriqi.
Muriqi: Atmosfera e shkëlqyer, shpresojmë shumë në sukses
“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”./KOHA