- Reklama -

Murati sugjeron që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk i takon ministrisë që t’i njoftojë qyettarët për rënie të vlerës apo kostos tatimore, por se kjo iu takon komunave.

Ai ka thënë se ministria është në proces të ligjit të ri mbi tatimet dhe se tani po ndiqen kushtet e ligjit aktual.

- Reklama -

“Prandaj ministria nuk mund t’i informoj të gjithë, ju takon komunave që sipas raportit që e kanë marrë në tetor t’i informojnë qytetarët e tyre. Sa i përket përmirësimit të ligjit u tha pse se ke pezullu. Ne jemi në proces të hartimit të ligjit të ri. Unë nuk mund ta shkeli ligjin. Ky ligj është hartu nga ministri Mustafa. Pajtohem se pronat duhet ta kenë vlerën e tregut. E pragu është miratuar në kohën e Qeverisë së PANI-it. Pra kushtet janë vendosur nga ju”.

Murati ka sugjeruar që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë sivjet.

“Do ta ndryshojmë ligjin por të sulmohet ministria pse nuk ka informuar qytetarët, duhet të kërkohet nga komunat e jo nga unë. Me nismë ligjore keni mundur ta ndryshoni edhe ju. Si ministri ne po e ndryshojmë ligjin. Kjo është ajo çka parashohim të bëjmë. Unë sugjeroj që komunat le t’ua falin 100 eurot e para secilit tatim pagues të tatimit për pronë. Nënkupton nëse merren 15 mijë euro që janë të liruara për banimin primar rezidencial, nënkupton përafërsisht diku 70 mijë euro vlerë shtesë. Pra nëse e marrim pragun 0.15%. Nënkupton që për secilin qytetar, 90 mijë eurot e para do të ishin pa tatim sivjet. Ky është propozimi qe e ka ministria e Financave. Për 90 mijë eurot e para të pronës ne si ministri e mbështesim që të falet, a jeni ju që të falet”.

Por kundër këtij propozimi të Muratit është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Më e rëndësishme do të ishte pezullim ndoshta deri në një datë. Të krijonim një komision parlamentar që do të gjente një zgjidhje bashkërisht edhe me komunat. Mendoj që ky propozimi për falje e 100 eurove nuk është korrekt. Është mirë të dakordohemi, që të fillojmë ta rishikojmë ligjin, t’i përmirësojmë gabimet që janë bërë”, ka theksuar Rrahmani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort