Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se shkaku i reshjeve që parashihen gjatë kësaj jave në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta.
“Pas një periudhe të gjatë pa reshje, java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt. Reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë.”





