LAJME

Mundësi financimi për bizneset dhe komunitetin: IOM hap thirrjen për aplikime në Kosovë

Mundësi financimi për bizneset dhe komunitetin: IOM hap thirrjen për aplikime në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2026, 10:55

Mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe nismave komunitare po ofrohen përmes një thirrjeje për aplikime të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në kuadër të komponentës për Stabilizimin e Komuniteteve të Programit të BE-së për komunitete.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Prizrenit, thirrja synon të mbështesë ndërmarrësit e ardhshëm dhe bizneset ekzistuese, por edhe grupet, asociacionet dhe kooperativat, për realizimin e projekteve individuale dhe komunitare.

Programi do të financojë ide dhe projekte që dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike, ndërsa një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës dhe mundësive për gjenerimin e të ardhurave.

Çfarë mund të mbështetet?

Përmes kësaj thirrjeje mund të përkrahen:

* fillimi i një biznesi të vogël;
* përmirësimi ose zgjerimi i një biznesi ekzistues;
* zhvillimi i nismave komunitare që sjellin dobi të drejtpërdrejtë për komunitetin;
* projekte që krijojnë vende pune dhe vetëpunësim;
* iniciativa që rrisin ose ruajnë të ardhurat;
* projekte që forcojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin e komuniteteve.

Sipas materialeve të thirrjes, përparësi u jepet ideve praktike që kanë potencial të krijojnë punësim, të rrisin të ardhurat, të forcojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur për individë, grupe dhe asociacione/kooperativa, me vëmendje të veçantë ndaj grave, të rinjve, personave të kthyer dhe personave nga komunitetet joshumicë. Mund të përfshihen edhe aktivitete të përbashkëta ekonomike me anëtarë të komuniteteve, fermerë, prodhues dhe shoqata biznesore.

Aplikantët duhet të kenë ide që mund të dëshmojnë se janë të realizueshme dhe se mund të krijojnë ndikim të qëndrueshëm ekonomik apo komunitar.

Afati i fundit: 30 shtator 2026

Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimet deri më 30 shtator 2026.

Për më shumë informata dhe udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, në njoftim bëhet e ditur se formularët dhe informacionet shtesë mund të gjenden në [www.kosovo.iom.int](http://www.kosovo.iom.int), ndërsa aplikimet mund të dërgohen përmes adresës [iompristina@iom.int](mailto:iompristina@iom.int).

Për pyetje lidhur me thirrjen, janë në dispozicion edhe numrat: 049 968 485 dhe 049 968 483.

Thirrja paraqet një mundësi për qytetarët, bizneset dhe organizatat që kanë ide konkrete për zhvillim ekonomik dhe komunitar dhe që duan t’i shndërrojnë ato në projekte me ndikim në punësim, të ardhura dhe mirëqenien e komunitetit.

Shënim: Aplikuesit duhet ta dorëzojnë aplikimin vetëm në emrin e tyre, duke përdorur një email personal. Çdo adresë emaili mund të përdoret vetëm një herë për aplikim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika