Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dënuar shpërthimin që është bërë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ai ka treguar edhe problemet që u solli ky shpërthim.
“Ky është një akt terrorist për ne, është hedhur një mjet shpërthyes në infrastrukturën e kanalit të ujit të Ibër Lepencit”.
“Është dëmtuar kanali kryesor që furnizon me ujë kompanitë ujësjellëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka thënë Mujka për Klan.





