LAJME

Muja për mishin nga Brazili: Rezultatet e 5 mostrave me parametra shqetësues

Muja për mishin nga Brazili: Rezultatet e 5 mostrave me parametra shqetësues
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 12:38

Ministri i Bujqësisë Armend Muja ka folur për masat që ka thënë se i kanë ndërmarrë pasi që në Mal të Zi u pat ndaluar një ngarkesë prej 103 tonësh mish viçi i ngrirë, me afat të skaduar, i kompanisë “Apetiti”, që ishte destinuar për tregun e Kosovës. 

Në përgjigjen e dhënë në Kuvend për deputeten e Aleancës Time Kadrijaj, në kohën e pyetjeve parlamentare, Muja ka thënë se 5 nga 111 mostrat për të cilat deri tani kanë pranuar rezultatet kanë rezultuar me parametra shqetësues. Ai ka thënë se dy prej këtyre mostrave u përkasin produkteve të kompanisë “Apetiti”. 

“Më lejoni të ju tregoj që deri më tani kemi marr 240 analiza laboratorike, nga to ne kemi pranua rezultate për 111 prej tyre, 5 mostra përbejnë parametra shqetësues të cilat i kemi dërguar për verifikim jashtë vendit, 2 nga to ndërlidhen me ‘Apetitin’, tri nga to me operatorë të tjerë”, është shprehur Muja. 

Ai ka thënë se kanë iniciuar kontroll dhe verifikim të çdo dërgese të mishit nga Brazili, nga data 1 janar deri më 5 shtator. “1446 dërgesa të mishit të dërguar nga Brazili janë duke u verifikuar një nga një”. 

Muja ka theskuar se janë duke e bërë edhe inspektimin e secilit operator. 

“’Apetiti është vërtetë një nga operatoret më të mëdhenj, por 60 % e importeve janë nga operatorë të tjerë dhe ata po analizohen një nga një”, është shprehur ai. 

Ai ka folur edhe për ngarkesën specifikë që u pat ndaluar nga autoritetet e Malit të Zi. 

“Në lidhje me ngarkesën specifike, më 15 shtator jemi njoftuar përmes mediave në lidhje me çështjen ‘Apetiti’. Me datën 16 Autoriteti i ushtrimit i Kosovës e ka kontaktuar autoritetin e ushqimit të Malit të Zi për të pyetur për rastin. Ata kanë njoftuar se çështja po trajtohet nga Dogana e tyre jo nga ana e tyre. Me datën 29 ne kemi pranuar informacionet e para, të cilat konfirmojnë dyshimet që I kanë autoritet se në këto dërgesa ka pasur ose ka dyshime për ndërrim të etiketave, deri më tani këtë informacion e kemi ne nga autoritetet e Malit të Zi. Megjithatë unë dua të ju informoj që paralelisht dhe pa marrë parasysh veprimet e Malit të Zi e raportit jozyrtar, të cilin po e presim zyrtarisht, që nga shtatori kemi urdhëruar 100% kontroll të çdo dërgese”, ka theksuar Muja. 

Sipas njoftimeve zyrtare nga autoritetet e Malit të Zi, katër kontejnerë me 103 tonw mish viçi me afat tw skaduar janë kapur derisa po tentonin të hynin në Portin e Tivarit me destinacion Kosovën. Njëra ngarkesë është kapur me 15 shtator dhe tjetra me 23 shtator. Autoritetet malaziase kanë bërë të ditur se ato janë importuar nga kompania “Apetit”. Dogana e Malit të Zi ka thënë se në Tivar nga kjo kompani janë angazhuar persona me pajisje për falsifikimin e tiketave të datave të skadimit./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika