LAJME

Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin drejt BE-së

Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin drejt BE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 12:32

Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një takim me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker, ku në fokus ishin thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian i Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, si dhe rëndësia e investimeve austriake dhe kontributit të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit të Kosovës në SEPA dhe përfshirjes në zonën e roamingut të Bashkimit Evropian. Sipas deklaratës, Kosova ka përmbushur kushtin e fundit ligjor për SEPA-n, ndërsa për roamingun pritet të nisin negociatat së shpejti.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me kërkesën që të gjitha vendet kandidate të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kosova synon avancimin drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika