Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit nga fshati Nishor në vendin e tij të punës në Slloveni.
Muharremaj ngushëllon familjen e 18-vjeçarit që vdiq në Slloveni

“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushëllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”.
“Është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës. Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e po ashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hamza insiston që Projektligji për Specialen të kalojë në dy leximet nesër, s’i thotë jo presidentit me marrëveshje

Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen

VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

