Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani ka arritur sukses të madh të enjten. Ai ka fituar medaljen e artë në Evropianin U20 që po mbahet në Tallin të Estonisë.
Ramadani kishte hedhjen më të mirë të gjyles 6 kilogramë prej 19.92 metra. Këtë rezultat e arriti në hedhjen e gjashtë. Në hedhjen e parë kishte rezultat prej 19.80 metra. Më pas kishte një dështim, hedhje prej 19.78 metra dhe në hedhjen e katërt sërish kaloi vijën. Në hedhjen e pestë arriti rezultatin prej 19.90 metra. Dhe në hedhjen e fundit e theu sërish rekordin personal dhe të Kosovës për U20, me hedhje prej 19.92 metra.





