Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
MSh thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga varianti Delta i COVID-19 i cili mund të përhapet më lehtë se variantet tjera.
“Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e MSh-së.





