Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.
Moti për sot në Prizren

Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zhvendosja e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit, Bogujevci: Ndërhyrje e domosdoshme, procedurat do të nisin së shpejti

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten në rajonin e Prizrenit

Haskuka: Qytetarët do ta ndëshkojnë opozitën më 7 qershor – LVV pritet ta kalojë sërish 50 për qind

