Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale të hënën do të lëvizin mes minus 7 dhe minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 2-5 gradë Celsius. Parashihet të jetë mot me diell e vranësira.
Të martën do të jetë moti kryesisht i vranët e me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 4 dhe minus 2 gradë Celsius. Mot kryesisht i vranët e me reshje shiu parashihet të mërkurën, e në vise të larta edhe reshje bore. Do të lëvizin temperaturat minimale mes 1 dhe 3 gradë Celsius.





