LAJME

Mot kryesisht me diell gjatë vikendit, temperaturat deri në 34°C

Mot kryesisht me diell gjatë vikendit, temperaturat deri në 34°C
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2026, 06:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë vikendit, më 5 dhe 6 shtator, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara në zonat malore.

Sipas IHMK-së, nuk parashihen reshje, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta. Në të njëjtën kohë, netët do të jenë gradualisht më të freskëta krahasuar me ditët e fundit.

Për të shtunën, 5 shtator, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.

Era do të jetë kryesisht e dobët dhe me drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika