Ndryshimi i paralajmëruar i motit ka mbërritur, duke sjellë reshje të dendura dëbore në pjesë të ndryshme të Kroacisë.Në zonat malore si Lika dhe Gorski Kotar, bora ka nisur të krijojë një mbulesë të konsiderueshme, ndërsa dëbora është regjistruar edhe në zonat urbane si Zagreb, Karlovac, Sisak, Bjelovar dhe Kutina.
Gjithashtu dendësia më e madhe e borës është shënuar edhe në zonat bregdetare, nga Dubrovniku në Drejtim të Splitit. Mërgimtarët që kalojnë përmes Malit të Zi drejt Kroacisë duhet të kenë kujdes të veçantë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, mbulesa e dëborës në kontinent mund të arrijë mbi 30 centimetra, veçanërisht në rajonet malore. Reshjet pritet të ndërpriten gradualisht drejt mbrëmjes, temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm, duke variuar nga -2°C deri në 3°C në kontinent dhe nga 6°C deri në 11°C në Adriatik.





