RAJONI DHE BOTA

“Moderna” aplikon për autorizimin e vaksinës

“Moderna” aplikon për autorizimin e vaksinës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2020, 13:29

Kompania farmaceutike “Moderna” synon të aplikojë sot në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve për autorizimin e vaksinës së saj Covid-19.

Po ashtu, kompania do t’i kërkojë FDA të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Moderna” do të bëhet kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë kundër koronavirusit. “Pfizer” aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasitet të lartë.

FDA do të takohet me komitetin këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e “Pfizer” dhe “Moderna”.

Vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika