Kryemjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij me vaksinimin e ulët të vaksinimit të shqiptarëve.
Mehmeti në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se numër shumë i vogël i shqiptarëve janë të vaksinuar në Zvicër.
“Propaganda ka ndikuar që shqiptarët të hezitojnë të vaksinohen. Shteti zviceran ka marrë të gjitha masat që edhe shqiptarët të vaksinohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.





