Mjeku shqiptar Sylejman Çelaj, i cili drejton departamentin e Kardiologjisë në spitalin e Barnabas në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur për pandeminë COVID-19.Në Klan Kosova, Çelaj iu bëri thirrje organeve të rendit në Kosovë që mos t’i gjobisin qytetarët që nuk bartin maska.Sipas tij mënyra e duhur është edukimi i qytetarëve dhe jo bërja e ligjit me kërbaç.
Mjeku shqiptar në SHBA për masat anti-COVID në Kosovë: Mjekësia nuk bëhet me kërbaç!

Sylejman Çelaj theksoi se institucionet shëndetësore duhet t’i informojnë qytetarët me rrezikun e virusit.“Unë e di se Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Njerëzit gjobiten me nga 10, 20 apo 30 euro që në disa raste paraqesin 20 apo 30 për qind të rrogës sepse i shkreti nuk ka maskë apo nuk ka mundësi të blejë maskë. Nuk është në rregull”.“Pashë fotografitë e FSK-së që kishin dalë në rrugë dhe u jepnin falas maska atyre që nuk kishin. Sipas meje kjo është mënyra që të edukohet qytetari dhe jo me kërbaç ta bëjmë ligjin. Me kërbaç, me zor shqiptari nuk e do”.
“Ministria e Shëndetësisë duhet që t’i edukojë qytetarët dhe të ju tregojë për rrezikun që ka virusit. Nuk bëhet mjekësia me kërbaç”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

