RAJONI DHE BOTA

Mjekët dhe infermierët italianë nominohen për çmimin Nobel për Paqe

Mjekët dhe infermierët italianë nominohen për çmimin Nobel për Paqe
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2021, 07:19

Mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të Italisë janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2021, i cili do të jepet më 10 dhjetor.

Nominimi erdhi në vlerësim të përpjekjeve të tyre në luftën me pandeminë e Covid-19, duke marrë në konsideratë se ishin të parët në Perëndim që iu desh të përballen me një urgjencë shëndetësore shumë serioze, njofton CNN, përcjell Albinfo.ch.

Kandidatura, e miratuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, u paraqit nga dega Italiane e Fondacionit Gorbachev.

Ashtu sikurse e kërkon protokolli, kërkesa u nënshkrua zyrtarisht nga një fitues i Çmimit Nobel për Paqe. Për këtë u përzgjodh bashkëpresidente e Byrosë Ndërkombëtare të Paqes, Lisa Clark, shtetase amerikane që jeton në Itali dhe ka dhënë ndihmë vullnetare gjatë krizës së Covid-19, firmosi propozimin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika