- Reklama -

“Mirëdita, dobar dan!” nxit protesta një ditë para ceremonisë hapëse

Protestuesit e Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd (Foto: REL)

Rinia e Partisë Demokratike të Serbisë nuk do që arti i shqiptarëve të Kosovës të shpërfaqet në Beograd. Ata kanë kundërshtuar edicionin e nëntë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” një ditë para ceremonisë së hapjes.

- Reklama -

Edicionit të sivjetmë i paraprin ekspozita “Gjithë lotët tanë”, e cila është hapur sot në orën 18:00 në “Endžio Hub”, në kryeqytetin serb. Ekspozita shpërfaq përjetime të viktimave dhe të të mbijetuarve të luftës. Kurse zyrtarisht festivali hapet të enjten në qendrën për dekontaminim kulturor.

Sipas mediave serbe, aktivistët e Partisë Demokratike të Serbisë afër “Endžio Hub” kanë varur fotografi me titull “Kosovo Culture”, duke paraqitur imazhe të “dëmeve që shqiptarët ua kanë bërë serbëve”.

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Serbisë, Dushan Stevanoviq, citohet të ketë thënë se “qëllimi i festivalit ‘Mirdita, natën e mirë!’ është të promovojë të ashtuquajturën kulturë të rreme dhe jokzistente të Kosovës”.

Edhe sivjet festivali për katër ditë radhazi do të dërgojë në Beograd pjesë të krijimtarisë së artistëve kosovarë, përfshirë filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit, që është fitues i trefishtë në festivalin “Sundance”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort