Ministrja e Jashtme e Japonisë, Kamikawa Yōko do të vizitojë Kosovën këtë muaj, në kuadër të një turneu në rajon.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme të Japonisë.
Kjo është vizita e parë e një ministreje të jashtme të këtij shteti në Kosovë që nga pavarësia.





