Për herë të parë në Republikën e Kosovës, përcaktohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e qiradhënies së automjeteve.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi sot udhëzimin administrativ për shoqëritë tregtare me të cilin përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimeve të automjeteve me qira (rent-a-car).
Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.





