Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale këto ditë ka nisur ekzekutimin e pensioneve, mirëpo jo të gjithë kanë arritur t’i marrin këto mjete.MPMS-ja kanë thënë se problemi është te Thesari i Shtetit.
Ministria e Punës tregon pse nuk janë ekzekutuar të gjitha pensionet

Në një përgjigje nga kjo ministri kanë treguar se është bërë një gabim teknik nga Thesari i Shtetit dhe se për këtë arsye një pjese nuk iu kanë dalë pensionet.
“Është bërë një lëshim teknik nga Thesari i Shtetit dhe për këtë arsye një pjese nuk iu janë ekzekutuar pensionet. Është duke u punuar që ky gabim të rregullohet sa më shpejtë dhe të ekzekutohen mjetet për pjesën e mbetur”, kanë thënë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për Telegrafin.Ndryshe, Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

