Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po e kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për ta thyer kufirin shtetëror”, tha Ministria në një deklaratë të shpërndarë në Whatsapp.
“Situata është nën kontrollë. Trupat ruse po pësojnë humbje”.





