LAJME

Ministria e Infrastrukturës thotë se rruga Mitrovicë-Leposaviq mbetet e bllokuar

Ministria e Infrastrukturës thotë se rruga Mitrovicë-Leposaviq mbetet e bllokuar
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2022, 16:32

Sot rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur rrëshqitje e dheut në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me policinë, ka thënë se kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

“Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika