Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e premte 28.08.2026, ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.
Ministria e Arsimit u kërkon prindërve të deklarojnë përdorimin e mjeteve të subvencionuara për tekstet shkollore

Përmes kësaj deklarate, sipas njoftimi, prindi ose kujdestari ligjor deklaron se: Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore; Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion; Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve; Zotohet se tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor në gjendje të përshtatshme.
“Shkollat do t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit ose kujdestarët ligjorë, ato do të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat. Procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më 1 tetor 2026”- thuhet në njoftimin e MASHTI-t.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen

Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Kurti: Do ju njoftojmë me kohë sa të merremi vesh për takimin e radhës, shpresojmë për marrëveshje

