Në rast se Kosova përballet me një krizë të mbingarkesës në spitalet shtetërore, ato private ligjërisht do të vihen në shërbim të qytetarëve.
Kështu u zotua ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili njoftoi se ka diskutuar me odën e spitaleve private për të bërë zgjidhje për një mbingarkesë të mundshme që sistemi shëndetësor shtetëror s’e përballon.
“E kam ftuar shoqatën e spitaleve private dhe i kam treguar për këtë objektiv tonin dhe për këtë mënyrë të komunikimit. Adresimi është bërë në dy rrugë: E para se çka mund të na ofrojnë ata dhe e dyta për shkak që në Kosovë s’ka pasë specializime, kemi mungesë të anesteziologëve apo numri është minimal. Rastet që në mungesë të trajtimeve për shkak të mbingarkesës në spitale, ia kam thënë që të na japin një listë se çka mund ata të na ofrojnë në ordinancat e tyre dhe ata kanë shprehur gatishmëri. Pjesa tjetër që kam kërkuar është që të na lejojnë anesteziologë që ta mbajnë një kujdestari në klinikat tona për të trajtuar raste me COVID-19”, deklaroi Zemaj në Oxygen.





