Duke mos dhënë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është munduar të demantojë raportimet se ai ka neglizhuar një kontratë për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit”.
Në një konferencë me udhëheqësin e komisionit për sigurimin e vaksinave dhe avokatin e përgjithshëm të shtetit, të premten në mbrëmje, Vitia ka thënë se komisioni është nën betim dhe nuk mund të japë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave.





