EKONOMI

Ministri Murati për shtesat 100 euro: Komisioni do ta kryejë punën shumë shpejt

Ministri Murati për shtesat 100 euro: Komisioni do ta kryejë punën shumë shpejt
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2022, 11:48

Ministri i Financave, Hekuran Murati është duke e zhvilluar një konferencë për media.

Teksa foli për rëndësinë dhe modalitetet që qytetarët t’i deklarojnë të hyrat në ATK, ai u pyet edhe për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Murati tha se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar.

Megjithatë, ai shtoi se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pasë fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika