Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se të gjitha qeveritë e mëparshme kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por sipas tij vetëm Qeveria Kurti ka arritur ta realizojë këtë premtim, duke e rritur atë në 350 euro.
Ministri Murati: Mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro

Përmes një postimi në Facebook, ai nënvizoi se në mandatin e ardhshëm, paga minimale do të arrijë në 500 euro.
“Të gjitha qeveritë e mëparshme kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por vetëm Qeveria Kurti e realizoi premtimin duke e rritur në 350 euro. E në mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro, dhe qytetarët tashmë e dijnë se ne jemi të vetmit që e realizojmë kur e themi këtë”, tha Murati./Arbresh.info
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj u përgjigjet ankesave të qytetarëve: Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare

Ngritet aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë

Kurti dhe Bogujevci takuan ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, pas turneut të suksesshëm në El Salvador dhe Kolumbi: Artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit

