LAJME

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën të martën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën të martën, takime me Osmanin dhe Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2025, 15:29

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë Kosovën të martën, në kuadër të një turi në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ushtarë gjermanë të KFOR-it, njofton Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ambasada ka bërë të ditur se udhëtimi i tij do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe do të vazhdojë përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë në Kosovë të martën pasdite (18.11.2025), para se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën.

“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”- njoftoi Ambasada.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika