- Reklama -

Ministri i Jashtëm çek flet pas vendimit të BE-së rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë ranë dakord sot për mandatin e Këshillit për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për kosovarët.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se në bazë të këtij mandati, Presidenca çeke do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

- Reklama -

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës. Tani besojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta kthyer këtë premtim në realitet. Liberalizimi i vizave u mundësua nga fokusi i Kosovës në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Ne kemi besim se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Lipavsky, transmeton Zeri.info.

Sipas qëndrimit të Këshillit, liberalizimi i vizave do të zbatohet nga data e funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast më së voni nga 1 janari 2024. /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort