Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se beson që pas numërimit të votave të diasporës Vetëvendosje e Albin Kurtit do të sigurojë edhe dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Besoj që pas numërimit të votave të diasporës, ma merr mendja që Vetëvendosje do t’i merr edhe dy deputetë. Personalisht jam idhtarë që qeveria të formohet pa asnjë koalicion me partitë shqiptare. Çdo parti shqiptare cilado qoftë prej tyne që hynë në koalicion me Vetëvendosjen hynë vetëm për të sabotu vetëm do ta luftonte edhe qeverinë edhe Lëvizjen si lëvizje, kështu që mendoj se është shumë më në rregull që Albin Kurti e ba qeverinë vet me 2-3 minoritar, të komuniteti boshnjak ose ai këndo që don me e marrë”, ka thënë Zeka për IndeksOnline.
Sipas tij, secila parti që do të bënte koalicion me Lëvizjen e Kurtit, vetëm se do ta dëmtonte atë. këta e kanë partinë që kanë qenë në pushtet.





