Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përkundër që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë, edhe nëse votohet nga qytetarët vota do të jetë e vlefshme për partinë, por jo edhe për Kurtin, shkruan GazetaBlic.Në një prononcim për GazetaBlic, Miftaraj ka vlerësuar se nëse votohet numri 1 në listën e VV-së, vota nuk do të numërohen për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Edhe përkundër faktit që VV insiston që Kurti të jetë numër 1 në listën e dërguar nga VV, në anën tjetër KQZ në pajtim me obligimet ligjore tani më ka miratuar listën zgjedhore për çdo parti politike, me emrat e kandidatëve të cilët janë certifikuar. Po ashtu, lista e kandidatëve të certifikuar tanimë është publike dhe në te nuk figuron Kurti dhe personat tjerë që nuk janë certifikuar.
Miftaraj: Vota do të jetë e vlefshme për partinë edhe nëse votohet Albin Kurti

Në këtë drejtim, edhe përkundër faktit që qytetarët e Kosovës do të votojnë numrin 1 të listës së VV, të njëjtat vota nuk do të numërohen sa i përket numrit 1, por që vota do të njihet për partinë politike VV. Nëse në këtë listë votohen deri 5 kandidatë, edhe nëse votohet numri 1 në listën e VV, vota nuk do shpallet e pavlefshme”, është shprehur ai.
Kujtojmë që Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë që sot edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore./GazetaBlic
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Major Vjollca Hoti diplomoi me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Policia: Një nga programet më të avancuara të trajnimit

