RAJONI DHE BOTA

Michel: Ne qëndrojmë me Poloninë, jam në kontakt me aleatët

Michel: Ne qëndrojmë me Poloninë, jam në kontakt me aleatët
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2022, 07:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shprehur shqetësimet e tij për vdekjen e dy personave nga sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni.

Michel ka thënë se qëndrojnë me Poloninë dhe se është në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët e tjerë, njofton Klankosova.tv.

“Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë,” shkroi Michel në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika