LAJME

Merret vendimi për ndeshjen Kosovë – Izrael, do të zhvillohet me tifozë

Merret vendimi për ndeshjen Kosovë – Izrael, do të zhvillohet me tifozë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2023, 14:43

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Orë më parë Telegrafi ka raportuar se është vlerësuar situata e sigurisë në vend dhe tanimë ka ardhur vendimi që kjo ndeshje të zhvillohet me praninë e tifozëve.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika