LAJME

Merr flakë një stallë në fshatin Shkozë të Prizrenit, raportohen vetëm dëme materiale

Merr flakë një stallë në fshatin Shkozë të Prizrenit, raportohen vetëm dëme materiale
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2025, 12:15

Një incident zjarri është regjistruar sot në territorin e Prizrenit. Gazeta Sinjali mëson se në fshatin Shkozë, një stallë ka marrë flakë, duke shkaktuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

Sipas informacioneve të para nga policia, pavarësisht përmasave të zjarrit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i flakëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika