Angela Merkel do të marrë vaksinën AstraZeneca nesër, në një lëvizje të vendosur për të rritur besimin në vaksinën e Oksfordit në të gjithë Bashkimin Evropian.Kancelarja gjermane do të bëjë vaksinimin e saj të parë kundër koronavirusit këtë javë.Sipas WELT, politikanja e CDU-së do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca të premten, transmeton lajmi.net.
Merkel merr vaksinën AstraZeneca të premten

Merkel është mbi 60 vjeçe dhe kështu hyn në grupin e personave që kanë të drejtë për vaksinat AstraZeneca në Gjermani.Disa ditë më parë, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert njoftoi se Merkel dëshironte të vaksinohej së shpejti.Merkel nuk është figura e vetme politike që pranoi të vaksinohej me vaksinën anglo-suedeze në një përpjekje për të rivendosur besimin ndaj saj.
AstraZeneca është vaksina e vetme e cila ka ardhur deri tani në Kosovë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Macron: Rreth 15 vende do të lehtësojnë trafikun në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit SHBA-Iran

Irani thotë se mund të bëhet kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord për armëpushim dyjavor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit

