Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel mbrojti kufizimet e “ashpra” të reja të koronavirusit gjatë një video-konferece ku u kërkoi qytetarëve gjermanë të “bëjnë atë që është e nevojshme përsëri” për të ngadalësuar pandeminë COVID-19.
Parlamenti gjerman, Bundestag, miratoi masat e reja në fillim të kësaj jave të cilat tani hyjnë në fuqi në zonat ku shkalla e incidencës është më e lartë se 100 infeksione të reja për 100 mijë njerëz, shkruan Euronews.
Këto rajone do t’i nënshtrohen kufizimeve më të ashpra, duke përfshirë një orar ndalimi të orës 22:00 dhe kufizime në takimi mes familjeve dhe daljeve në dyqane.
“Kjo është diçka e re në luftën tonë kundër pandemisë dhe unë jam e bindur se është e nevojë urgjent sepse jemi në mes të valës së tretë,” tha Merkel.
Duke përmendur numrat e lartë të infeksioneve dhe pranime të kujdesit intensiv, Merkel shtoi se mjekët dhe infermierët janë duke kërkuar ndihmë.
“Këta njerëz shtyjnë kufijtë e tyre çdo ditë për të shpëtuar jetën e pacientëve me koronavirus,” tha Merkel, duke shtuar se ata “nuk mund ta bëjnë atë vetëm”.
Gjermania regjistroi 23 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë, sipas shifrave më të fundit nga Robert Koch Institut.
“Me aq sa do të dëshironte dikush të kishte mënyra më pak të vështira për të thyer dhe përmbysur valën e tretë – ato nuk ekzistojnë,” përfundoi Merkel duke shpjeguar se infeksionet ishin shumë të larta për testimin dhe gjurmimin për të qenë një mjet i mjaftueshëm për të ulur numrat e rasteve.
Merkel tha se nëse ata gjermanët janë në gjendje të zvogëlojnë infeksionet tani, do të jetë e mundur të lehtësojnë masat e vështira në “të ardhmen e afërt”.