Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Evropian, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Merkel, kundër mbylljes së kufijve të BE-së

E pranishme në Asamblenë Parlamentare Franko-Gjermane, kancelarja Merkel u shpreh se “mësimi u mor një herë” dhe mbyllja e kufijve të vendeve të BE-së me fqinjët nuk duhet të ndodhë më.
Merkel tha se Qeveria gjermane është kundër kontrolleve në kufi për pandeminë. Ajo tha se masa të tilla janë të rënda dhe vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më shumë kundër COVID-19.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

